Dardan Sejdiu: Presim ftesë nga LDK-ja - Bota Sot
Dardan Sejdiu: Presim ftesë nga LDK-ja

Politika

E mërkurë, 22 gusht 2018

Dardan Sejdiu: Presim ftesë nga LDK-ja

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 21 prill 2018 Në ora: 18:15
Shefi i Grupit Parlamentar të Deputetëve të Pavarur, Dardan Sejdiu

Shefi i Grupit Parlamentar të Deputetëve të Pavarur, Dardan Sejdiu, në një prononcim për “Bota sot”, tha se ende nuk kanë pranuar një ftesë zyrtare nga Lidhja Demokratike e Kosovës për tryezën e cila pritet të mbahet të mërkurën.

Por, edhe pse ende nuk kanë pranuar një ftesë zyrtare nga kjo parti, Sejdiu tha nëse u vije ndonjë e tillë, do t’i përgjigjen pozitivisht.

“E kemi deklaruar edhe në të kaluarën, e po e them edhe sot, se çdo ftese të tillë ne do t’i përgjigjemi edhe pse deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë ftesë zyrtare, por nëse vije ndonjë ftesë ne do t’i përgjigjemi pozitivisht”, tha shefi i Grupit Parlamentar të Deputetëve të Pavarur, Dardan Sejdiu, për “Bota sot”.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, të premten kishte bërë të ditur se do t’u dërgohen ftesat partive politike, për të marrë pjesë në tryezën e përbashkët.

Kujtojmë se dy nga çështjet themelore në të cilat do të koncentrohet kjo tryezë janë mënyra se si të adresohen çështjet madhore për vendin, siç janë dialogu me Serbinë dhe reformat për integrim.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test