“Kosova të ketë vigjilencë në aspektin e financimit”

Politika

“Kosova të ketë vigjilencë në aspektin e financimit”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 25 prill 2018 Në ora: 21:52
Ilustrim

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka thënë për “Bota sot” se Kosova ka arritur në aspektin e legjislacionit  që të rrisë kapacitetin në luftën kundër ekstremizmit.

Image
Drizan Shala

“Kosova në aspektin e legjislacionit ka arritur që të rrisë kapacitetin e saj në luftën kundër ekstremizmit duke krijuar dy ligje themelore atë për pjesëmarrje në luftën e huaj dhe financimin terrorizmit. Dhe nga kjo del që edhe në aspektin operacional të organeve të rendit ka një ngritje dhe një gatishmëri për t`u përballur më këtë fenomen”, ka deklaruar Shala për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka folur edhe për Raporti e Progresit të Komisionit Evropian për të cilin ka thënë se ka ka qartësuar se Kosova duhet të ketë vigjilencë në aspektin e financimit.

“Raporti i Progresit në aspektin e interpretimit është shumë i çartë që duhet të kemi një vigjilencë në aspektin e financimit të këtyre grupeve sepse mund të përdoren nga dy faktor njëra nga grupet simotra të karakterit terrorist dhe ajo që është me e rrezikshme nga qeveritë (shërbimet informative ) të shteteve jo mike të RKS”, ka përfunduar Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat