Rezolutat e nxjerra nga Kuvendi nuk respektohen karshi Serbisë

Politika

Rezolutat e nxjerra nga Kuvendi nuk respektohen karshi Serbisë

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 27 prill 2018 Në ora: 16:22
Fatmire Mulhaxha-Kollçaku

Kosova vazhdon të jetojë më përgjegjësinë ndaj personave të pagjetur të luftës së fundit në Kosovë, ani pse kanë kaluar 19 vite të plota nga përfundimi i luftës. Në ditën ndërkombëtare të të pagjeturve Kuvendi i Kosovës i përkujton me një seancë të jashtëzakonshme, derisa disa nga deputetët kanë vlerësuar se në bisedimet me Serbinë gjithsesi duhet të shtrohet edhe çështja e të pa gjeturve.

Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, deputete dhe njëherit nënkryetare e Vetëvendosjes,  ka thënë për “Bota Sot”, se edhe në të kaluarën është bërë një rezolutë që kishte obliguar që çështja e të pagjeturve të shtrohet në dialogun e Brukselit.

“Edhe në mandatin e kaluar ishte bërë një rezolutë ku u patën obliguar që çdo bisedim më Beogradin të shtrohet edhe çështja e të pagjeturve, po ashtu ka pasur edhe një rezolutë tjetër e vitit 2012 që obligohet Qeveria e Kosovës të kursej bisedimet më Beogradin pa zbardhjen e fatit të pagjeturve, dhe ku jemi sot para nxjerrjes se një rezolute të re sepse nëse do ta ketë fatin që mos të respektohet as kjo rezolutë, bisedimet duhet të kenë një epilog dhe në bisedime më Beogradin të ketë kushtëzime të çarta sa i përket të pa gjeturve sepse është njëra nder çështjet më të ndjeshme për vendin sepse shteti asnjëherë nuk guxon të heqë dorë deri në zbardhjen e e fatit të personit të fundit që llogaritet i zhdukur”, ka thënë ajo.

Sipas Kollçakut, Serbia është ajo që duhet të kërkojë falje.

“Rekomandimet e rezolutës që dalin nga Kuvendi do ta obligojnë Qeverinë që të zbatoj të gjitha vendimet, ani pse shpesh këto rezoluta që po nxjerrim po mbesin një copë letre e shkruar e cila nuk po respektohet. Kuvendi është oragni më i lartë i shtetit por vendimet e këtij Kuvendi shpesh herë Qeveria nuk i respekton dhe i shpërfill tërësisht. Derisa nuk denoncohen gjithë krimet e bëra në luftën në Kosovë dhe të gjithë ata që benë krime duhet të dalin para drejtësisë sepse Serbia është ajo që duhet të kërkoj falje sepse ne kemi më aparatin shtetëror serb të cilët po nga ajo kohë bartin përgjegjësi për krimet e bëra dhe që nuk janë distancuar asnjëherë nga krimet e kryera në Kosovë” ka thënë deputetja”, ka përfunduar deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha- Kollçaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat