Maxharraj: Kryeministër qartu, qiti sytë n’kodër?!.

Politika

Maxharraj: Kryeministër qartu, qiti sytë n’kodër?!.

Më: 28 prill 2018 Në ora: 17:33
Ramush Haradinaj

Opinionisti Dr. Binak Maxharraj ka reaguar në lidhje me arrestimin e një pjesëtari serb të FSK-së nga ana e autoriteteve serbe në Konqul.

Maxharraj i ka bërë thirrje Haradinajt që të reagoj më ashpër në situata të tilla.

Ja shkrimi i plotë i Prof. Dr. Binak Maxharraj

Nga policia serbe është arrestuar sot ushtari serb i FSK Millosh Shoshiq në vendkalimin kufitar në Konqul.

Nuk pash ndonjë reagim më të ashpër te askujt nga krerët shtetëror, pos të Kryeministrit Ramush Harajdinaj i cili tha vetëm kaq: “jam i shqetësuar për arrestimin e ushtarit të FSK-së" dhe asgjë tjetër nuk tha.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Arrestimi i ushtarit të përkatësisë serbe që iu është bashku FSK-së  është ne agjendën e politikes serbe, për ti dekurajuar serbet që të bëhen pjesë e FSK-së, bile serbeve te veriut edhe iu është dhanë ultimatum lidhur me ketë.

Njëfarë drejtori i ashtuquajtur i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq pat deklaruar këto dite se :"çdo serbe i cili inkuadrohen ne FSK do te dënohet me 1o vjet burg”. Dhe ja ndodhi rasti i pare me arrestimin e Shoshiqit.

Kryeministër qiti sytë n ‘kodër, qartu njëherë mos u ndje vetëm i shqetësuar, jepi ultimatum Serbisë për lirimin e ushtarit te FSK-ut, kushtëzoje me vazhdimin e dialogut me serbin nëse kjo nuk ndodhe shpejte dhe menjëherë. Shfrytëzoi edhe ato lidhjet qe i ke me krerët dhe bosët e serbeve te veriut, siç i pate shfrytëzuar për marrjen e votave.

Beje ketë Kryeministër sepse sa për Kryetarin Hashim Thaqin
ai nuk bane zë sikur Serbia ta arrestoj, jo vetëm një ushtar, por krejt FSK-në.

Pra, qiti sytë n ‘kodër, qartu Kryeministër.....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat