LDK në koalicion me Vetëvendosjen?

Politika

LDK në koalicion me Vetëvendosjen?

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 28 prill 2018 Në ora: 21:13
LDK dhe Vetëvendosje

Në zgjedhjet e fundit parlamentare LDK u bashkua me Alternativen dhe AKR me synim qeverisjen e vendit për katër vitet e ardhshme.

Mirëpo ky koalicion nuk doli fitues, madje u radhit i treti, ku fitues ishte koalicioni PDK-AAK-NISMA ndërsa vendin e dytë Lëvizja Vetëvendosje.

Tani 9 muaj pas krijimit të qeverisë Haradinaj, LDK vazhdon të thotë se vendi duhet të shkoj në zgjedhje të reja, duke e pasur parasysh se ky koalicion është jo stabil dhe nuk i ka numrat.

Mirëpo me cilën parti mund të bashkëpunojë LDK-ja?

Kohëve të fund në media po qarkullon lajmi se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës mund të jetë koalicioni i ri i cili synon ta marr qeverisjen vendore.

Image
Lutfi Haziri

Kryetari I Komunës se Gjilanit, njëherit nënkryetari I Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Lutfi Haziri në një prononcim për “Bota sot” ka folur rreth mundësisë se një koalicioni për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Haziri ka mohuar faktin se ka bisedar për një liste të përbashkët zgjedhore me LVV-në.

“Nuk ka biseda për një listë të përbashkët zgjedhore. Koalicioni me AKR dhe Alternativën nuk e solli rezultatin e pritur. Unë si nënkryetar i LDK- së jam pro një liste të madhe të LDK- së dhe vetëm të LDK-së”, ka përfunduar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat