Emërimi i kryeprokurorit të ri, ja kur ngritën aktakuzat nga Specialja dhe paralajmërimi për Kosovën

Politika

Emërimi i kryeprokurorit të ri, ja kur ngritën aktakuzat nga Specialja dhe paralajmërimi për Kosovën

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 30 prill 2018 Në ora: 22:06
Selia e Gjykates Speciale

Është caktuar kryeprokurori i ri i Gjykatës Speciale. Pas largimit të David Schwediman, është një tjetër amerikan që do ta zë vendin e tij.

Pozitën e Kryeprokurorit të ri të Gjykatës Speciale, pritet ta zë prokurori amerikan Jack Smith.

Deri më tani, ushtrues detyre i kryeprokurorit ka qenë Kwai Hong Ip, i cili mendohej se do të caktohej në këtë pozitë, në mënyrë që ta sigurojë vazhdimësinë dhe ta ruajë ritmin e hetimeve, por tashmë është vendosur ndryshe dhe Jack Smith është caktuar prokuror i ri i Speciales.

Pas emërimit të kryeprokurorit të ri, për gazetën “Bota sot”, ka folur analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Faton Mehmeti.

“Emërimi i kryeprokurorit të ri të speciales përbën aktin e parë, pra fillestar për të evoluar pastaj me shqyrtimin e aktakuzave ndaj të dyshuarve si dhe ngritja dhe arrestimi. Këto të gjitha mund të marrin pakëz kohë, eventualisht tre muaj. Gjithsesi, besoj se kryeprokurori i ri do të ketë më të lehtë se paraardhësi i tij, pasi aktakuzat janë gati dhe mjafton të lexohen dhe brenda pak kohesh edhe të ngritën ato”, shprehet Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Ai thotë se brenda 3 muajsh do të ngritën aktakuzat e para nga Gjykata Speciale.

“Nëse s’do të ishte kështu do të merrte edhe më shumë kohë, andaj besoj se brenda 3 muajve mund të kemi aktakuzat e para, eventualisht pas korrikut. Më herët nuk besoj, megjithatë është relative. Personalisht mendoj se sa më shumë zvarritet ky proces, aq me pak i besueshëm do te behet, andaj Gjykata Speciale për mos të humbur besimin e saj tek qytetarët, duhet të fillojë sa më parë punën, për çka është krijuar”, deklaron ai.

Mehmeti, ka edhe një paralajmërim pas emërimit të kryeprokurorit të ri.

“Duke parë rrjedhën e ngjarjeve, besoj se politika do të tentojë me çdo kusht që të krijojë situata të reja, për të stopuar këtë proces, i cili natyrisht se do i prek njerëzit e politikës. Kryesisht njerëz me peshë sot në politikë, përflitet se mund te arrestohen, andaj mund edhe të priten trazira. Mbi te gjitha Gjykata Speciale është e domosdoshme për Kosovën”, përfundon Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat