“Kosova ishte dhe është në krizë, zgjedhjet nuk janë zgjidhje”

Politika

“Kosova ishte dhe është në krizë, zgjedhjet nuk janë zgjidhje”

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 30 prill 2018 Në ora: 23:15
Zgjedhjet

Analisti politik Murat Aliu, në një prononcim për gazetën ‘’Bota sot’’, ka komentuar gjendjen aktuale politike që po mbretëron në Kosovë.

Ai ka thënë se Kosova gjatë tërë kohës është në krizë politike.

Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme nuk janë gjithnjë zgjedhja e duhur për vendin pasi që ato mund ta thellojnë  atë krizë.

Image
Murat Aliu

‘’Kosova jo vetëm në këtë periudhë, por kam përshtypjen që Kosova gjatë gjithë kohës është në një krizë politike. Natyrisht që zgjedhjet e parakohshme janë një zgjidhje sa herë që ekziston krizë politike, por kjo nuk do të thotë që zgjedhjet e parakohshme të shndërrohen në një traditë të përhershme. Sepse zgjedhjet e parakohshme aq sa mund të zgjidhin krizën politike, po aq mund të thellojnë atë.  Kësisoj sipas mendimit tim, Kosova ka nevojë të ndryshojë sistemin zgjedhor në kuptimin që të krijojë një sistem zgjedhor dhe qeverisës i cili nuk do të gjenerojë krizë politike”.

“Sa i përket çështjes se a duhet të mbahen zgjedhje të parakohshme në Kosovë, për mendimin tim një gjë e tillë është e nevojshme, por me kusht që të realizohen disa ndryshime ligjore, ndoshta edhe kushtetuese me qëllimin të ndërtimit të një sistemi qeverisës stabil’’, përfundon Aliu për gazetën ‘’Bota sot’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat