Flet deputetja e PD-së, tregon cilat janë masat pas miratimit të statutit dhe koalicioni i mundshëm me LSI-në

Politika

Flet deputetja e PD-së, tregon cilat janë masat pas miratimit të statutit dhe koalicioni i mundshëm me LSI-në

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 4 maj 2018 Në ora: 15:22
Albana Vokshi

Kuvendi Kombëtar i PD-së, ka miratuar në mënyrë unanime statutin e ri. Pasi u shqyrtua nen për nen çdo propozim dhe u hodh në votim, statuti i ri i PD-së u hodh në votim dhe mori miratimin në tërësi.

Kuvendin Kombëtar i Partisë Demokratike është votuar pa asnjë votë kundër statuti i ri kësaj force, nga 6800 anëtarët pjesëmarrës në kuvend.

Mirëpo cilat janë planet e para të kësaj partie për të marr edhe një herë qeverisjen në Shqipëri. A do të hynë në koalicion se bashku me LSI-në në krye me Monika Kryemadhi për një rrëzim të mundshëm të qeverisë Rama?

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në një prononcim për “Bota sot”, ka theksuar se duhet të kryhen zgjedhjet në të gjitha seksionet, grup seksionet dhe degët e PD-së e rrjedhimisht do të ketë edhe ri formatim të të gjitha organeve partiake.

Tutje, Vokshi shtoi se kryetari Basha bëri thirrje për bashkim të kontributeve, sepse sot emergjencë kombëtare është lufta me “qeverinë zyrtare” të narko trafikantëve.

“Kuvendi i Partisë Demokratike miratoi unanimisht Statutin e ri të saj, që hyn në fuqi menjëherë. Kjo do të thotë që në zbatim të këtij Statuti, do të duhet të kryhen zgjedhjet në të gjitha seksionet, grupseksionet dhe degët e PD-së e rrjedhimisht do të ketë edhe riformatim të të gjithë organeve partiake. Në Kuvendin Kombëtar të PD-së, Kryetari Basha bëri thirrje për bashkim të kontributeve, sepse sot emergjencë kombëtare është lufta me “qeverinë zyrtare” të narko trafikantëve. Sot Shqipëria qeveriset nga fëmijët e ish funksionarëve dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të regjimit të Enver Hoxhës. Është detyrë e çdo shqiptari demokrat, ose jo, të ngrihet për të mos lejuar që Shqipëria të kthehet në një tjetër eksperiment të komunizmit”, ka thënë Vokshi.

Deputetja e PD-së, ka folur edhe për mundësinë e një koalicioni se bashku me LSI-në.

“PD dhe LSI janë tashmë në një front opozitar duke bashkuar forcat kundër një të keqeje të madhe në Shqipëri siç është kjo qeverisje e tij e kapur nga krimi dhe në shërbim të oligarkëve. Me ndryshimet e fundit statutore, do të jenë forumet e PDSH-së që do të miratojnë aleancat para dhe pas zgjedhore”.

Ne fund, Vokshi ka biseduar edhe për mundësinë e një riformatimi në PD.

“Partia Demokratike ka rikonfirmuar në drejtim kryetarin Lulzim Basha para pak muajsh. Edhe në statutin e ri të miratuar në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, që mbajti punimet pak ditë më parë, ku përcaktohen afatet e zgjedhjeve, votimi për organet partiake dhe Kryetarin e Partisë mbahet çdo katër vjet”, ka përfunduar deputetja Vokshi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat