Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës pro anëtarësimit në OBI

Politika

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës pro anëtarësimit në OBI

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 8 maj 2018 Në ora: 17:52
Kuvendit të Kosovës

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Labinotë Demi Murtezi, ka dalë pro deklaratës se ministrit të jashtëm, Behgjet Pacollit, ku ky i fundit është shprehur se është pro anëtarësimit të Kosovës në OBI (Organizata e Bashkëpunimit Islamik).

Murtezi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se anëtarësimi i vendit në OBI, do të mundësonte njohje të reja.

Image
Labinote Demi-Murtezi

“Konsideroj se anëtarësimi i vendit tonë në organizatat me renome botërore, të cilat kanë integritet të mirëfilltë dhe mundësojnë bashkëpunim për zhvillime të ndryshme strategjike mes vendeve pjesëtare, janë gjithmonë te mirëseardhura dhe në dobinë tone si shtet i ri dhe me nevoja të theksuara për integrim dhe bashkëpunim të jashtëm. Me këtë rast dhe për këtë lotim duhet falënderuar edhe z kryeministrin Pacolli për kontributin e tij ne këtë drejtim. Kjo organizate numëron 57 vende anëtarë, ndër to edhe shteti ynë ame Shqipëria, edhe atë qe nga viti 1982. Ne këtë kontekst shihet se ne jemi mbrapa dhe duhet lobuar e punuar edhe me shumë në këtë drejtim”, ka thënë Murtezi.

Tutje, ish deputetja Murtezi ka reaguar edhe ndaj deklaratave të disa politikanëve ku kanë kundërshtuar ashpër anëtarësimin e Kosovës në OBI.

“Sa u përket reagimeve jo përmbajtjesore, paragjykuese dhe tendencioze, mendoj se janë vetëm një segment që kohë pas kohe qet në pah persona të caktuar qe janë larg njohjes se realitetit të mirëfilltë dhe sidomos politikes së jashtme. Mendoj se anëtarësimi i Kosovës në OBI do të na mundësonte njohje të reja, e që njohjet janë qenësore për ne si shtet dhe fuqizimin tonë. Në të njejtën kohë, them se vendi ynë është mbrapa me kontribut në lobim për një njohje te reja, si me mosveprim konkret po ashtu edhe me mos reflektim me qeverisje serioze dhe profesionale”, ka përfunduar Murtezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat