“Veprimet banditeske të Ramush dhe Daut Haradinaj”

Politika

“Veprimet banditeske të Ramush dhe Daut Haradinaj”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 9 maj 2018 Në ora: 16:58
Ramush e Daut Haradinaj,

Nuk është hera e parë që zyrtarët e shtetit përballen me fjalë të rënda fyese. I tillë ishte edhe rasti kur zyrtarët e shtetit janë përballur me vëllezërit, Ramush e Daut Haradinaj, kur këta dy të fundit kanë pretenduar se kanë të drejtë në mendimin e tyre.

Ish-kryetari i komisionit për Shënjimin e Kufirit Shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi, Murat Meha, ishte ofenduar rënd nga Ramush Haradinaj, i cili me të marrë postin e kryeministrit ndër punët e parë që kishte bërë, kishte qenë shkarkimin e Mehës. Rrugën e njëjtë e ka ndjekur edhe vëllai i kryeministrit. Daut Haradinaj i cili është shfaqur i nervozuar me drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, Idriz Blakajn.

Në rolin e anëtarit të komisionit për Punë të Jashtme, Ramush Haradinaj në korrik të vitit 2015, ishte larguar nga kjo mbledhje, pasi ia kishte përplasur Mehës një hartë për fytyre madje në disa raste e kishte quajtur edhe “peder” pa iu bërë fare vonë për gjuhën e rrugëve të përdorur në foltore.

Në lidhje me këtë çështje analisti politik Faton Mehmeti ka thënë për “Bota sot”, se vëllezërit Haradinaj janë bosët e kazinove dhe deri vonë edhe të haraçit, prandaj edhe ndodhi kurthi në Kumanovë për ti eliminuar njerëzit e Haradinajve, që kërkonin haraç.

Image
Faton Mehmeti

Sipas tij, veprimet e Ramushit dhe të Dautit janë veprime banditeske dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me njerëz të qytetëruar dhe të civilizuar.

“Sjellja e fundit e Dautit ndaj Blakaj tregon më së miri nivelin e tyre prej rrugaqve e sinteziuar me gjendjen e përgjithshme në vend. Si mund të jetë Kosova në gjendje me të mirë kur udhëhiqet nga njerëz të tillë banditë dhe krejt jashtë përmasave të normales. Paramendoni në një shtet evropian, Ramushi dhe Dauti do ishin në grup, të ndjekur për kazino dhe s’do vinte kurrë në shprehje që të kenë poste publike, për më tepër kryeminister. Ramushi është bërë rezil me sjelljet e tija prej ‘halabaku’, injoranti të paparë dhe naivi të dështuar në politikë. Edhe sjelljet e Ramushit ndaj Murat Mehës ishin totaliasht skandaloze, e për ironi Ramushi e miraton raportin e Murat Mehës. Kjo shpjegon më së miri fytyrën e tij prej hipokriti, i cili përdor çështje të ndjeshme nacionale për poena politike. Prandaj, qytetarët duhet të vetëdijesohen se kë e votojnë dhe për më tepër të kenë kujdes se njerëz si Ramushi e marrin në qafë një popull. Sinqerisht ndihem i fyer si qytetar që Ramushi është kryeministër i vendit tim dhe Dauti deputet”, ka thënë analisti politik, Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat