E keni harruar, Agim Çeku shfaqet në ‘armatën’ e zëvendësministrave

Politika

E keni harruar, Agim Çeku shfaqet në ‘armatën’ e zëvendësministrave

Nga: I.J Më: 14 maj 2018 Në ora: 08:34
Mbledhja e zëvendësministrave

Në vendet me demokraci të zhvilluar nuk ndodh që një politikan të bëjë “zbritje” në karrierë, por në Kosovë nuk respektohet ky parim.

Agim Çeku dikur ishte një nga personalitetet kryesore në Kosovë, por tashmë shumë rrallë shfaqet në opinion.

Sot derisa ishin mbledhur “armata” e zëvendësministrave, Agim Çeku shihej pranë Ali Berishës dhe Besnik Tahirit.

Nga një ish-komandant dhe gjeneral i UÇK-së, Agim Çeku hoqi uniformën e komandantit të TMK-së për të marrë udhëheqjen e ekzekutivit në vitin 2006, duke u bërë kështu kryeministri i katërt i Kosovës së pasluftës.

Në vitin 2011 ai mori edhe pozitën e ministrit të FSK-së, më pas kandidoi për PDK’në në Prishtinë derisa në tetor të vitit të kaluar, ai u emërua zëvendësministër në ministrinë që dikur e drejtoi.

Çeku ishte aktiv në skenën politike me parti të ndryshme politike, ndërsa mandatin e kaluar ishte edhe deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në zgjedhjet e fundit për Kuvendin e Kosovës, PDK nuk gjeti hapësirë për Çekun që  ta bënte kandidat për deputet, por pas formimit të qeverisë atë e shpërbleu me postin e zëvendësministrit të FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat