Deputetja e LDK-së: Gjuha e Veselit degraduese në aspektin gjinor - Bota Sot
Deputetja e LDK-së: Gjuha e Veselit degraduese në aspektin gjinor

Politika

E mërkurë, 20 qershor 2018

Deputetja e LDK-së: Gjuha e Veselit degraduese në aspektin gjinor

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 24 maj 2018 Në ora: 20:54
Valentina Bunjaku - Rexhepi

Gjuha e Veselit në shumë raste është ofenduese dhe degraduese sidomos në aspektin gjinor, thotë për “Bota sot” deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku. Ajo thekson se pa marr parasysh çfarë subjekti politik iu takon, fyerjet e tilla janë te dënueshme.

“Gjuha e Veselit në shumë raste është ofenduese dhe degraduese sidomos në aspektin gjinor. Në vend që si kryetar kuvendi të jetë shembull i mirë, ai është i kundërt. Pa marr parasysh çfarë subjekti politik, fyerjet e tilla janë te dënueshme”-tha Bunjaku.

Ajo shton tutje se edhe Xhavit Haliti po përdor të njejtën gjuhë, e sipas saj, kjo duket ashtu siç i kanë punët PDK-ja në Qeveri e Kuvend. Bunjaku mban shpresa se qytetarët e vendit.

“Edhe Haliti tash përdor të njëjtën gjuhë dhe si duket ashtu siç i kanë punët në qeveri e kuvend, PDK ashtu i kanë sjelljet dhe sharjet, d.m.th. degraduese, jo vetëm ndaj deputeteve por reflektim edhe ndaj qytetarëve. Shpresoj t’i dënojnë qytetarët sepse vetëm dënimi i tyre ka peshë në këtë rast”- tha Bunjaku-Rexhepi për “Bota sot”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test