Ndodhë edhe kjo: “Gjarpri” dekoron me medalje presidenciale bashkëpunëtorin e Jovica Stanishiqit, shef i UDB-së

Politika

Ndodhë edhe kjo: “Gjarpri” dekoron me medalje presidenciale bashkëpunëtorin e Jovica Stanishiqit, shef i UDB-së

Nga: P.R Më: 6 qershor 2018 Në ora: 19:16
Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme ka dekoruar me medalje presidenciale Baton Haxhiun, ish bashkëpunëtorin e Jovica Stanishiq, shef i UDB-së në Kosovë.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,  i njohur gjatë luftës me nofkën “Gjarpri”, gjatë ditës së sotme, ka dekoruar me medalje presidenciale Baton Haxhiun.

“Gjenerata e gazetarëve që raportuan gjatë luftës, përveç që kanë informuar qytetarët tanë dhe botën demokratike, kanë qenë edhe diplomatë e politikanë në mbështetje të luftës sonë për liri dhe pavarësi. I tillë ka qenë edhe gazetari dhe intelektuali Baton Haxhiu, të cilin për kontributin e dhënë, sot e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë”, ka shkruar në facebook, Thaçi duke njoftuar për dekoratën dhënë Haxhiut.

Por, Haxhiu nuk njihet për ndonjë kontribut në shtetndërtimin e Kosovës.      

Ai në Kosovë, më shumë njihet si ish bashkëpunëtori i Jovica Stanishiq, shef i UDB-së në Kosovë.

Këtë, kohë më parë, vet Haxhiu e kishte pranuar takimin dhe bashkëpunimin me Stanishiqin.

Po ashtu, edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ishte ai i cili kishte deklaruar se në Kosovë është një drejtor i televizionit që ka lidhje me “Mendësinë e "Stanishqit”, ku sipas Kurtit, Haxhiu është pikëpresje e shumë gjerave në Kosovë.

“Është një drejtor i një televizioni i cili i thirrë disa udhëheqës të Vetëvendosjes në kontekstin përmbajtjesor dhe ja u krehin bishtin. I merr më të mirë,  më pastaj mëton që t’i influencoj. Ka një histori me Stanishiqin, por nuk besoj që askush në VV ka mendësi të Stanishiqit. Stanishiqi në këtë rast është figura më problematike në vitet e 90,  dhe ai ka qenë personi që ka krijuar grupe paramilitare, dhe ai është personi që ka krijuar partinë radikale në Serbi.  Është një person që po ka ndikim sa kryeministri dhe ka një qasje të tillë që s’ka të bëj fare me gazetarin. Ku fshihet agjendi, në studio televizive, bëhet fjalë për njerëz pa maska. Bëhet fjalë për një person që është pikëpresje e shumë gjërave në Kosovë.  Është person që është pikë presje e politikës dhe biznesit në vend”, kishte deklaruar lideri i VV-së, Albin Kurti.

Në linjë me Kurtin, për bashkëpunimin e Baton Haxhiut me Jovica Stanishiq, shefin e UDB-së, ka shkruar edhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Miftari, kohë më parë, përmes një postimi në facebook ka kujtuar një rast, që sipas Miftarit ishte nxjerrë fletarrest për Haxhiun.

“Dikur në luftë 1998 në UÇK ishte vën një urdhër nga shtabi i Likovcit se kush e takon i pari ta arreston menjëherë Baton Haxhiun emisarin politik të Ivica Stanishiqit (kryshefin e UDB-Serbe) madje ishte van edhe një shpërblim prej 2000 markash kush e arreston i pari.! Sot krejt udhëheqësja e shtetit, Thaqi, Veseli, Haradinaj.... bashke po me njëjtin Baton Emisarin mysafir midis Drenicës në shtëpinë e ish komandantit të Drenicës Sami Lushtakut.! (Mu kujtu aj skeqi i Lecit kur Drenica ishte shndërruar në Katar të Thive)”, ka shkruar Miftari, përcjellë “Bota sot”.

Edhe publicisti i njohur, Xhevat Rexhaj, kishte shkruar për lidhjen e Baton Haxhiut me Jovica Stanishiqin.

“Në Drenice festohet pra maj me çaj rusi!!  Hasha, Kadria, Ramushi, Samia, Bekimi dhe .....forca e fuqia Ramizi! Mesiti kryesor ish shoku i Stanishiqit e Stijoviqit Batoni”, kishte shkruar publicisti Rexhaj, në ditë kur krerët e shtetit dhe ish komandantët e UÇK-së, ishin mbledhur në Drenicë, tek Sami Lushtaku.

Gjithashtu, edhe ish Ministri për Kthim dhe Komunitete në qeverinë ë Kosovës, Sllavisha Petkoviç, kishte deklaruar se  Baton Haxhiu ka qenë bashkëpunëtor i Shërbimit sekret serb.

"E kush është Baton Haxhiu?", ka pyetur ai dhe ka vazhduar menjëherë: "Prej vitit 1990 Baton Haxhiu është bashkëpunëtor i Sigurimit Shtetëror të Serbisë. Nuk ka qenë Sllavisha Petkoviqi ai që në vitin 1994 ka mundur të hapë gazetën "Koha Ditore", por këtë ka mundur ta bëjë Baton Haxhiu. Nuk është Sllavisha Petkoviqi ai që, në kulmin e luftimeve, në kohën kur në Kosovë binin viktimat, është ulur dhe ka pirë uiski në Brezovicë me njeriun e parë së Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Jovica Stranishiqin, në vitin 1998. Nuk e kanë ruajtur forcat speciale të MUP-it Sllavisha Petkoviqin, por Baton Haxhiun. Dhe shtrohet pyetja, çka në të vërtetë dëshiron të arrijë Baton Haxhiu me shkrime të tilla", kishte shkruar ish Ministri për Kthim dhe Komunitete në qeverinë ë Kosovës, Sllavisha Petkoviç.

E kundër dekorimit të Haxhiut, ka dalë edhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Sa më shumë që presidenti i Kosovës të kufizohet në rolin e tij do të ishte më mirë për Kosovën. Nuk do të ishte ide e keqe që ai të reduktohej në ndarës dekoratash por as këtu nuk është treguar i suksesshëm duke marrë parasysh sa shumë të tilla i janë refuzuar atij. Por sot, një person e pranoi me kënaqësi një medalje e cila nuk kuptohet qartë se pse iu nda. Thaçi e kurorëzoi sot Baton Haxhiun me medalje presidenciale në emër të kontributit të tij gjatë luftës. Derisa ky kontribut për ne mbetet i panjohur i njohim shumë mirë detyrat që i kryen Batoni për Thaçin. Zakonisht pushteti i fsheh me fanatizëm shërbyesit e tij, por Thaçi paska vendosur që ta zyrtarizojë në mënyrë transparente këtë shërbim. Kështu e kërkon edhe natyra e punës së agjentëve, por meqë Haxhiu po e bën tash e sa kohë mbrojtjen e shërbimin haptas për PDK-në atëherë edhe Thaçi po ia kthen këtë nder në formë krejt transparente, para kamerash. Gazetarët nuk do të duhej të pranonin medalje nga një president i tillë siç është Thaçi, por meqë e ka filluar, ne e inkurajojmë Hashim Thaçin që të dekorojë edhe të tjerë dhe kështu na e bën edhe më të qartë se cilët janë oborrtarët e tij. Tani që raporti PDK-Baton Haxhiu u kurorëzua me medalje presidenciale, për Lëvizjen është e qartë që ky raport duhet të neutralizohet duke e defaktorizuar shërbyesin. Këtë do ta bëjmë duke refuzuar çdo bashkëpunim me çdo emision që moderohet nga Haxhiu”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat