“Thaçi është tinëzar, nuk mund të shkojë në bisedimet finale me Serbinë”

Politika

“Thaçi është tinëzar, nuk mund të shkojë në bisedimet finale me Serbinë”

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 7 qershor 2018 Në ora: 13:17
HashimThaçi dhe Aleksandër Vuçiq

Kosova është dëmtuar shumë nga Hashim Thaçi në bisedimet e mëhershme në Bruksel dhe si i tillë ai nuk mund të udhëheq negociatat finale me Serbinë që pritet të fillojnë së shpejti.

Kështu thotë profesor doktor, Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot”.

Sipas tij, platforma e hartuar nga Qeveria është qesharake dhe ka për qëllim të vetëm që këto bisedime të udhëhiqen nga kreu i shtetit.

“Kohë më parë Qeveria e Kosovës e çoi në Kuvendin e Kosovës për diskutim Platformën për bisedimet finale me Serbinë. Kjo platformë është e çuditshme, por edhe më shumë qesharake sepse në të janë shkruar vetëm 489 fjalë, tamam sa një hartim i keq i një nxënësi të shkollës fillore. Esenca kryesore në këtë platformë nuk ishin temat se për çka duhet të bisedohet, por kryesorja në këtë platformë ishte që Hashim Thaçi të jetë kryesues i këtij dialogu shumë të rëndësishëm për Kosovën në fazën finale” deklaron Maxharraj për “Bota sot”.

Image
Profesor doktor, Binak Maxharraj

Maxharraj mendon se kreu i shtetit nuk ka mundur t'i bind qytetarët së është në mbrojtje të interesave të Kosovës.

Në këto bisedime nuk mund të shkojë Hashim Thaçi sepse ai nuk e ka arsyetuar vetën si mbrojtës i interesave të Kosovës duke lëshuar pe në favor të Serbisë. Nga ana tjetër është një njeri tinëzar, pa transparencë me organet e pushtetit. Prandaj, ky njeri e ka humb kredibilitetin që të dialogoj  me Serbinë, sepse e ka humbë besimin, është i pa besë dhe për këtë arsye askush nuk po dëshiron që ai të udhëheqë me dialogun në fazën përfundimtare ku nuk guxohet të bëhet kurrfarë kompromisi i dhimbshëm për Kosovën”, shtoi Maxharraj.

Gazeta “Bota sot” disa herë ka dërguar pyetje me shkrim në adresë të presidencës për të marr një qëndrim lidhur me kritikat e opozitës dhe të analistëve ndaj presidentit Thaçi për udhëheqjen e bisedimeve finale me Serbinë, por asnjëherë nuk janë përgjigjur.

Ndryshe, ditë më parë Kuvendi i Kosovës me kërkesë të Qeverisë ka hequr nga rendi i ditës platformën për bisedimet finale me Serbinë me arsyetimin se duhet të arrihet një kompromis i të gjithë akterëve politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat