Njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Blerim Burjani, ka deklaruar se arritjet në dialogun e Kosovës me Serbinë janë vetëm formale, pasi që kanë gjetur pak zbatim.
Për më tepër, ai ka shtuar se nga një dialog teknik është kthyer në politik dhe se marrëveshja më e dëmshme ishte fusnota.
“Arritjet janë në aspektin formal, ka shumë marrëveshje formale por më pak të zbatuara deri më tash, ky dialog ka devijuar prej dialogut teknik në atë politik, BE është ndërmjetësues i butë, palët vet i kanë zgjedhur temat, Serbia ka imponuar shumë tema të cilat nuk është dashtë fare trajtohen, që tejkalojnë dialogun teknik, fusnota ishte marrëveshja më e dëmshme ishte fusnota, dhe shume tjera jo efektive, normalizim deri më sot nuk ka ndodhë, vetëm ka pas dialog formal por rezultat nuk ka të prekshëm, signfikant, pra nuk ka rezultat efektive”, ka thënë ai për “Bota sot”.
Gjithashtu, Burjani ka theksuar Serbia vazhdon me pengu Kosovën në anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
“Serbia vazhdon me pengu Kosovën në anëtarësim ne organizata ndërkombëtare, mendoj pa arrit marrëveshjen për njohje të Kosovës nga ky dialog mund të mos ketë kurrgjë, në anën tjetër është pozitive që ka dialogë, pritet të ketë dialog final”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.