Thaçi në panik, kërkon përkrahjen e kësaj partie...

Politika

Thaçi në panik, kërkon përkrahjen e kësaj partie...

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 1 gusht 2018 Në ora: 13:59
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se është një ndër personalitetet më të besuara në vend, si dhe më i votuari në vitet e fundit.

“Unë ndihem mirë që gjithashtu siç edhe jeni edhe ju dëshmitarë, gjitha opinionet e prezantuara prej sondazheve apo prej opinion polls, vazhdoj të jem tash e 12 vite, 13 vite, personaliteti më i besuar dhe më i votuar në Kosovë. Një lider që i ka fituar nja shtatë palë zgjedhje një pas një, me gjithë këta akterë politik që janë”, tha ai.

Por, jo të gjithë pajtohen me deklaratën e tij..

Analisti politik, Blerim Burjani ka komentuar për “Bota sot” këtë deklaratë të presidentit Thaçi për të cilin ka thënë se ai ka kohë që e ka humbur besimin e qytetarit, sikurse edhe liderët e tjerë politik të cilët kanë akuza  për veprime të kundërligjshme.

Image
Blerim Burjani

“Të besueshëm nuk ka më, qytetari nuk i beson më askujt e as Thaçit, ai ka humbur kaherë këtë besim po sikur pjesa tjetër partive dhe liderëve të cilët akuzohen për lloj  veprime të kundërligjshme, pasurim pa bazë dhe anarki dhe sundim me paranë publike, skandale të shumta kanë ndodhë në PDK”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka shtuar se një pjesë e zyrtarëve të PDK-së kanë probleme me ligjin dhe se Thaçi ka ardhur në një fazë ku e ka kapur paniku për dialogun pasi që pa Kuvendin nuk mundet ta përmbyll këtë çështje.

“Një pjesë e madhe e njerëzve të këtij subjekti kanë problem me rendin dhe ligjin, pra nuk di kush mund ti besoj këtij njeriu, i cili e shkatërruar klasën intelektuale, e ka injoruar deri në fund, e ka prish Universitetin e Prishtinës, dhe ka banalizuar me një vergë universitetesh publike të dala nga fushatat e tij politike, ai ka bërë dialog  jo transparent me Serbinë, as nuk e din çka ka bë dhe as ku do të mbërrijë me këtë dialog pra ka humbur, tash kohërave të fundit e ka kap paniku ka me mbajt, kërkon përkrahjen e LDK për të përmbylle dialogun, pra ka ardhur në një fazë të rëndë kritike ku procesi nuk përmbyllet pa dhënë vendim kuvendi”, ka përfundua Burjani për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat