Shahu: Thaçi aktor lokal periferik, nuk luan dot gurët e kufirit as në Burojë

Politika

Shahu: Thaçi aktor lokal periferik, nuk luan dot gurët e kufirit as në Burojë

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 14 gusht 2018 Në ora: 21:57
Hashim Thaçi

Përkundër që kancelarja gjermane Angela Merkel, ka deklaruar se nuk do të ketë ndryshim të kufjeve në Ballkan, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar me “avazin e tij të vjetur” duke thënë se në shtator do të kërkoj që të bëhet një korrigjim i tillë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me këtë, analisti politik Rexhep Shahu, nuk beson se Thaçi ka fuqi që të tradhtojë se edhe të tradhtosh miqtë duhet me pas trimëri.

Image
Rexhep Shahu

Për më tepër, ai ka deklaruar për “Bota sot” se vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të i vendosin kufijtë e Kosovës. “Por besoj se Thaçi dhe çështja e këmbimit të territoreve është si historia e atij që i ka hypë kalit të çmendur e nuk po mundet me i zbrit. Nuk ka fuqi tjetër në botë që mundet të heqë apo vendose kufij veç Amerikës sa i përket Kosovës pasi Kosova është më shumë se çdo gjë tjetër, investim amerikan”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Ai e ka quajtur presidentin e Kosovës aktor lokal periferik, duke thënë se Thaçi nuk mund t`i luaj kufijtë.

“Ndërsa Thaçi një aktor lokal periferik nuk luan dot gurët e kufirit as në Burojë e jo me mes shteteve, kufij të caktuar ndërkombëtarisht. Nëse Thaçi mendon se në Mitrovicë është lënë litari jashtë, shqiptarët e dinë se në 1999 e ka lënë vetë Thaçi litarin jashtë. Besoj se bota nuk ka kohë të nisë turbullira të reja pasi ende nuk i ka ike pluhuri e bloza e predhave të luftës së fundit”, ka përfunduar Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat