Hasani kërkon ndjekjen penale të veteranëve mashtrues

Politika

Hasani kërkon ndjekjen penale të veteranëve mashtrues

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 18 gusht 2018 Në ora: 22:13
Nait Hasani

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka folur për fryerjen e listave të veteranëve.

Hasani në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se veteranët janë politizuar shumë dhe për këtë përgjegjës është sistemi zgjedhor në Kosovë.

“Veteranët janë politizuar shumë sepse janë përzirë politika për interesa politike të votave të gjitha partitë, prandaj përgjegjës është sistemi zgjedhor në Kosovë dhe kryetarët e partive dhe shoqatat që kanë pranuar veteranë aty duke e ulur vlerën e emrit veteran”, ka deklaruar Hasani.

Deputeti i PDK-së, ka kërkuar të qartëzohet e vërteta e numrit të veteranëve dhe të gjithë atyre që kanë mashtruar.

Ai ka shtuar se, mashtruesit duhet të përgjigjen penalisht.

“Dorëheqja e prokurorit dhe deklarata e kryeprokurorit me shifra alarmante të keqpërdorimit duhet të qartësohet e vërteta e numrit të veteranëve dhe atyre që kanë mashtruar duhet të përgjigjen penalisht për mashtrim duke e dëmtuar vlerën e ushtarit të UÇK-së dhe veteranit të vërtetë. Veteranët ne vende të ndryshme kanë vlerë dhe përfaqësojnë vlerat e luftës së vendit të tyre dhe gëzojnë respekt të veçantë”, ka pohuar Hasani.

Ditë më parë është publikuar draft aktakuza e prokurorit të dorëhequr Elez Blakaj, sipas së cilës 19.000 veteranë janë të rrejshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat