Ish pjesëtari i SHIK-ut zbulon se cilët persona gjendet në listat e veteranëve

Politika

Ish pjesëtari i SHIK-ut zbulon se cilët persona gjendet në listat e veteranëve

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 19 gusht 2018 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Pas skandalit me manipulime të listave të veteranëve, ku prokurori i dorëhequr nga kërcënimet, Elez Blakaj kishte ngritur aktakuzë ndaj Agim Çekut, Shukri  Bujës, Shkumbin Demaliajt, Qelë Gashit, Ahmet Dakut, Rrustem Berisha, Faik Fazliut, Smajl Elezajt dhe Xhavit Jasharti, ka folur për “Bota sot” ish anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thotë se në listat e veteranëve ka parë ish bashkëpunëtor dhe postier të Ivica Stanishiqit dhe ish pjesëtarë të MUP-it serb. Madje, ai thotë se ata që kanë furnizuar Drenicën me pasaporta dhe leje njoftimi nga Serbia, gjendet në listat e veteranëve.

Image
Naim Miftari

“Në lista të veteranëve kamë parë edhe bashkëpunëtor dhe  postier të Ivica Stanishiqit, ish kryeshefi i UDB serbe. Pastaj Shtabi i përgjithshëm rrit numrin katërfishon. Kanë futur edhe vrasës e sigurima dhe bashkëpunëtor të sigurimit shtetëror serb në lista të SHP janë fut njerëz që e kanë furnizuar të gjithë Drenicën me pasaporta dhe leje njoftimi nga MUP serb, duke kontribuar në pastrimin etnik para luftës pas viteve të 90’ta. Këto gjera nuk munden t’i fshehin nga realiteti”

Me ryshfet 3000 deri 5000 euro, mund të bëhesh edhe veteranë para Adem Jasharit, madje edhe trajnues i armëve, thotë Miftari.

“Veteran politik dhe veteran të Mafias të komandantëve, me 3000-5000 bëhesh veteran edhe para Adem Jasharit, bile edhe trajnues me armë si me punu Adem Jashari”, përfundon ai për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat