Deputeti i LDK-së i përgjigjet ftesës së Vetëvendosjes për protestë - Bota Sot
Deputeti i LDK-së i përgjigjet ftesës së Vetëvendosjes për protestë

Politika

E diel, 23 shtator 2018

Deputeti i LDK-së i përgjigjet ftesës së Vetëvendosjes për protestë

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 6 shtator 2018 Në ora: 15:42
LDK

Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës që të organizojnë protesta dhe të fillojnë përgatitjet.

Përmes një komunikate për media, Vetëvendosje ka deklaruar se LDK duhet të vendos për protestë dhe deri nesër të caktohet data e protestës.

Lidhur me këtë, deputeti nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se LDK ka kryetarin, kryesinë dhe GP-në që do të vendosin për këtë, por personalisht ai është që të dilet edhe në protesta nëse është e nevojshme, me popullin, për ta mbrojtur demokracinë, pasi ajo së fundmi është dëmtuar rëndë nga Kadri Veseli e Hashim Thaçi.

Image
Haxhi Avdyli

“LDK ka një strukturë, ka kryesi, kryetarin, Grupin parlamentar dhe për vendimet e tyre do të informoheni. Por mendimi im personal, jashtë asaj është se demokracia parlamentare është dëmtuar rëndë nga kryetari Kadri Veseli bashkë me Hashim Thaçin dhe zëri i qytetarëve dhe deputetëve të përzgjedhur është cenuar rëndë me këto lojërat e fundit që kanë ndodhur, lojërat me kufijtë dhe mos mundësinë e diskutimeve në Parlament dhe mendoj që me këtë ne si deputetë jemi të dëmtuar rëndë për të paraqitur mendimet dhe idetë tona në këtë drejtim”, është shprehur ai”, është shprehur ai.

Sipas Avdylit, protestat janë mënyrë për t’i treguar pushtetit se nuk mund ta nëpërkëmbin demokracinë dhe se ai thotë se do të jetë me popullin, për ta mbrojtur vendin nga njerëz të padijshëm e të pangishëm.

“Prandaj, protestat paqësore janë një mënyrë për t’i treguar këtij pushteti se nuk mund ta nëpërkëmbin demokracinë në Kosovë dhe protestat paqësore popullore dhe ne si përfaqësues të qytetarëve do të jemi me ta si në protestë, si kudo që janë. Dhe unë si deputet do të jem bashkë me qytetarët, nëse kërkohet edhe në protesta për ta mbrojtur sovranitetin edhe integritetin por edhe demokracinë, të cilën e kanë dëmtuar rëndë disa njerëz të padijshëm dhe të pangishëm”, ka deklaruar deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli për gazetën “Bota sot”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test