Flet eksperti i sigurisë, tregon qëllimin e vizitës së Vuçiq te Ujmani - Bota Sot
Flet eksperti i sigurisë, tregon qëllimin e vizitës së Vuçiq te Ujmani

Politika

E mërkurë, 26 shtator 2018

Flet eksperti i sigurisë, tregon qëllimin e vizitës së Vuçiq te Ujmani

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 8 shtator 2018 Në ora: 13:34
Alekasandër Vuçiq

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, ka thënë për “Bota sot”, se qëllimi i vizitës së Presidentit të Serbisë, Alekasandër Vuçiq, është një provokim për opinionin e Kosovës, i cili është i shqetësuar për këto bisedime, e sidomos për këtë pjesë të Ujmanit dhe të Trepçës, si vend strategjik dhe jetik për Kosovën.

“Vizita e presidentit Serb, Aleksander Vuçiq është një vizitë politike, që i ka qëllimet e saja për popullatën serbe, por edhe për opinionin ndërkombëtar, që në programet e tyre i kanë që të lëvizin dhe të bëjnë aktivitete të ndryshme, kinse për me e arritur pajtimin dhe ta njohin pavarësinë reciproke mes këtyre dy shteteve Serbi-Kosovë, si kusht për rrugëtimin e drejtë në BE. Qëllimi i kësaj vizite, e sidomos vizita e Ujmanit si vend strategjik për Kosovën, është në një mënyrë provokuese për opinionin e Kosovës, e cila është e shqetësuar për këto bisedime, e sidomos për këtë pjesë të Ujmanit dhe të Trepçës, si vend strategjik dhe jetik për Kosovën, që pa këto pjesë jetike për Kosovën, e sidomos të këtij rezervuari të ujit Ujmanit, bihet në pikëpyetje jeta e qytetarëve në Kosovë”, ka thënë Tërnava.

Ai ka thënë se vizita e Vuçiq në Kosovë ka për qëllim që më e përgatit opinionin serb.

Image
Hajrullah Tërnava

“Vizita e paraparë për sot apo ditëve në vijim në ato pjesë të veriut, e ka për qëllim që më e përgatit opinionin serb, që kishte me qenë sukses i madhe sikur të arrihet që ajo pjesë t’i bashkëngjitet Serbisë, në të kundërtën që nuk arrihet bashkimi i veriut Serbisë, së paku të arrihet qëllimi i Asociacionit të Komunave Serbe me kompetenca kushtetuese të Serbisë, e që në esencë do të nënkuptonte autonomi për serbët, por jo në një kohë të largët edhe “Republika Srpska” në Kosovë”, ka thënë ai.

Tutje, njohësi i çështjeve të sigurisë thekson se vizita e presidentit serb, në këto pjesë, nuk paraqet ndonjë rrezik të tensionimit të situatës në vend.

“Vizita e Vuçiqit në këto pjesë nuk paraqet ndonjë rrezik të tensionimit në vend, sepse ato pjesë që janë në plane për tu vizituar, pasi që kryesisht janë të banuara me popullatë serbe. Paraqitjet e këtyre politikanëve, nga dy anët e shteteve që i përfaqësojnë, me paraqitjet e tyre, sikur që deklarohen se më marrëveshjet që do të ndodhin mes dy shteteve, do të jenë të dhimbshme si për njërin ashtu edhe për tjetrin shtet, e kanë qëllimin e matjes së pulsit të opinioneve të tyre dhe kur e vërejnë se ka reagime të mëdha, të nesërmen e ndërrojnë retoriken sikur që jemi dëshmitar, dhe dalin me qëndrime tjera si do të bëjmë korrigjime të kufijve”, tha njohësi i çështjeve të sigurisë.

Në fund, Tërnava potencon se në krejt këto bisedime ndikim të posaçëm do të kenë të fortit e botës e sidomos Amerika me aleatët e sajë nga Bashkimi Evropian.

“Në krejt këto bisedime ndikim të posaçëm do të kenë të fortit e botës e sidomos Amerika me aleatët e saje nga BE, e cila ka bërë investime dhe harxhime të mëdha për të ndodhur kjo ku jemi tani, prandaj populli duhet të mosngarkohet me situatën politike së tepërmi, por të jetë vigjilent dhe ta përcjell situatën me të gjitha mjetet demokratike, nëse ka nevojë të ndërmerr edhe masat ligjore, ta ndërroj situatën në të mirë të vendit, me zgjedhje të parakohshme apo pse jo edhe me protesta, për mos t’i lejuar ata që në këto momente po e përfaqësojnë Kosovën, në këto bisedime për të bërë kompromise në favore të tyre sikur që përmendet Gjyqi Special”, ka përfunduar njohësi i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava, për “Bota sot”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test