Inspektorati komunal rrënon një mbindërtim në Dardani

Prishtina

Inspektorati komunal rrënon një mbindërtim në Dardani

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 16:54
Foto

Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka rrënuar këtë të mërkurë një mbindërtim në një prej ndërtesave në lagjen Dardania.

Ky veprim është ndërmarrë pasi që pala nuk i ka ndaluar punimet edhe pas urdhrit nga komuna.

“Javë më parë është evidentuar një mbindërtim pa leje në lagjen Dardania. Inspektorët e Ndërtimit e kanë urdhëruar palën që t’i ndalë menjëherë punimet ndërtimore dhe ta rrënojë vet pjesën e mbindërtimit. Vendimi dhe urdhëresat e Inspekcionit nuk janë përfillur nga ana e palës, dhe i njëjti i ka vazhduar punimet në mbindërtim”, thuhet në kumtesë.

“Si rrjedhojë, Sektori i Ndërtimit në kuadër të Drejtorisë së Inspekcionit ka ekzekutuar sot vendimin për rrënim duke e larguar konstruksionin nga pjesa e sipërme e ndërtesës. Kështu hapësira është kthyer në gjendjen e mëparshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat