​UP-ja promovon 15 doktorë të rinjë të shkencave

Prishtina

​UP-ja promovon 15 doktorë të rinjë të shkencave

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 15:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se sot ka mbajtur ceremoninë solemne të promovimit të 15 doktorëve të rinj të shkencave.

Doktorët e rinjë janë nga fakultetet: Filozofik, i Shkencave Matematike Natyrore, i Mjekësisë dhe i Edukimit.Rektori i UP-së, prof. dr. Naser Sahiti, në hapje të kësaj ceremonie, tha që është kënaqësi dhe nder i veçantë të bëjë promovimin solemn të doktorëve të rinj të shkencave.

Njoftimi i plotë:

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” sot ka mbajtur ceremoninë solemne të promovimit të 15 doktorëve të rinj të shkencave. Të promovuarit janë nga fakultetet: Filozofik, i Shkencave Matematike Natyrore, i Mjekësisë dhe i Edukimit.

Rektori i UP-së, prof. dr. Naser Sahiti, në hapje të kësaj ceremonie, tha që është kënaqësi dhe nder i veçantë të bëjë promovimin solemn të doktorëve të rinj të shkencave. Ai, duke iu referuar konkursit në proces për studentë të rinj të doktoratës në UP, shtoi që përderisa këta kandidatë po promovohen në këtë thirrje të lartë akademike, kandidatët e tjerë janë duke iu nënshtruar vlerësimit për ta filluar këtë rrugëtim në UP. Sahiti ka uruar doktorët e rinj për këtë sukses dhe shtoi që ata do të jenë vlerë e shtuar për vendin.

Ndërkaq, ishin dekanët e fakulteteve përkatëse ata të cilët treguan për biografinë e kandidatëve, ndërsa promotorët folën për punimet me të cilat kandidatët u avancuan.

Kandidatët e shpallur doktorë shkence janë:

Nga Fakulteti Filozofik

Avdyl Gashi

Muhabere Maliqi

Dardan Lajçi

Mrika Limani

Mentor Hasani

Nga Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore

Malësore Pllana

Veton Haziri

Vjollca Krasniqi

Nga Fakulteti i Mjekësisë

Mirlinda Sopi-Krasniqi

Hajdin Çitaku

Nga Fakulteti i Edukimit

Rajmonda Kurshumlia

Zamira Gashi-Shatri

Lirika Bërdynaj

Mimoza Kamberi

Elmendina Nikoçeviq-Kurti.

Në këtë ceremoni promovimi, që u mbajt në amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, të pranishëm ishin edhe profesorë, familjarët e kandidatëve të promovuar dhe mysafirë të tjerë.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat