Mbahet mbledhja e pestë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës

Prishtina

Mbahet mbledhja e pestë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 08:00
Foto Ilustrim

Sot do të mbahet mbledhja e pestë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës.

Se a do të shkojë sipas rendit të ditës seanca, duke pas parasysh fërkimet e shpeshta që në takimet e fundit kanë pasur opozita me udhëheqësit e komunës, kjo mbetet të shihet. 

Megjithatë, nga pikat e sotme nuk duket që do të mund të ketë kundërshti të forta politike. 

Një prej pikave në rendin e sotëm të ditës parasheh të aprovohet vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme për Ambasadën e Çekisë në Prishtinë.

Ky është rendi i ditës për kuvendarët e Prishtinës.

1. Miratimi i ekstrakteve të procesverbaleve të mbledhjes së tretë dhe të katërt të Kuvendit të Komunës së Prishtinës;

2. Propozim-vendimi për lënie në dispozicion për diskutim publik të Propozim-planit rregullues të hollësishëm “Kalabria” në Prishtinë;

3. Rishqyrtimi i Vendimit për lënie në dispozicion për shqyrtim publik të Propozim-planit rregullues të hollësishëm të lagjes “Kodra e Trimave 1” në Prishtinë;

4. Rishqyrtimi i Vendimit për lënie në dispozicion për shqyrtim publik të Propozim-planit rregullues të hollësishëm të lagjes “Mati 2” në Prishtinë;

5. Rishqyrtimi i Vendimit për miratimin e Planit rregullues të hollësishëm  “Sofalia” në Prishtinë 2016-2024;

6. Propozim-vendimi për fillimin e hartimit të Planit rregullues të hollësishëm për blloqet: B 17, B 18, B 19 dhe B 20, të lagjes “Mati 1” në Prishtinë 2016-2024;

7. Propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale Ambasadës çeke;

8. Informatë mbi menaxhimin e hapësirave publike dhe parqeve;

9. Pyetje dhe përgjigje;

10.Të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat