Insektet pushtojnë hyrjet e disa ndërtesave në lagjen Ulpiana

Prishtina

Insektet pushtojnë hyrjet e disa ndërtesave në lagjen Ulpiana

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 11:44
Ilustrim

Banorët e lagjes Ulpiana në Prishtinë, kanë një muaj që janë duke u ballafaquar me një lloj insektiqë çdo ditë po shtohet në numër, duke pushtuar hyrjet e ndërtesave.

Banorja e kësaj lagje Arjeta Mjeku,në një deklarim për KosovaPress, ka treguar se ky lloj insekti gjendet kudo në këtë lagje, në bodrume, garazhe, biznese, hyrje të ndërtesave dhe atë me shumicë, e në disa ndërtesa edhe brenda tyre.

“Madhësia e tyre dhe forma ngjasojnë si jo insekte të natyrës, por të krijuara artificialisht. A po hedh dikush me qëllim a jo, nuk e dimë. Por dita-ditës po i mbështjellë rrugët dhe hyrjet e lagjes”, tha Mjeku, e cila edhe e ka iniciuar këtë problematikë.

Këto insekte zakonisht fillojnë të shfaqen pas orës shtatë kur edhe fillon të largohet dielli.Këtë e ka konfirmuar një banor tjetër i lagjes Ulpiana, hyrja D6, Naim Begolli, i cili tha se këto insekte më së shumti shfaqen prapa dhe në hyrje të ndërtesave, pasi të nis të bie terri.

Ai i bëri thirrje Inspektoratit komunal që të veprojë në shfarosjen e këtyre insekteve, pasi që janë me të vërtetë shqetësuese për të gjithë banorët.

“Kemi probleme me disa buba dhe iu kisha lut inspektoratit komunal që të ndërmerr diçka sepse ato zakonisht në orët e mbrëmjes vlojnë nëpër hyrjet e ndërtesës, nëpër ndërtesat e banorëve dhe kisha pas një lutje që të ndërmerret diçka kundër këtyre bubave” u shpreh ai Begolli.

Një tjetër banor i kësaj lagjeje. ArditMerovci, ka shprehur shqetësimin e tij për këtë insekt dhe ka thënë se ai dhe bashkëbanorët e tij ndihen të rrezikuar.

“Këtë vit kemi pak probleme me buba, po na shfaqen sidomos në kohën pas orës shtatë kur fillon të flladitet koha.Është një problem i madh sigurisht për neve dhe gjithë banorët e kësaj lagje sepse është një trishtim i vogël dhe ndihemi pak të rrezikuar” tha Arditi.

Përndryshe, nga një kërkim që KosovaPress bëri në internet del se ky insekt njihet në anglisht me emrin ‘Blattodea’.

Ky insekt është një kombinim i kakalakëve dhe buburrecave. Ekzistojnë rreth katër mijë e katërqind specie të tilla. Ato njihen në SHBA si shkatërruesit e shtëpive, bizneseve, arave dhe fabrikave. Ato janë në gjendje që të lëvizin edhe në distanca të largëta rreth tërë botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat