Jo vetëm në Shqipëri moti i keq ka rrëzuar shtylla dhe ka nxjerrë pemë nga toka.
Disa raste janë shënuar edhe në Kosovë ndonëse kjo ka zgjatur shumë pak minuta.
Rreth orës 13 e 30 të ditës së sotme era e fortë ka rrëzuar disa shtylla elektrike edhe në Prishtinë.
Fotografitë që po u sjellim më poshtë shihen shtyllat e rrëzuara me telat e rrymës përtokë.
Kjo ngjarje ka ndodhur në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, konkretisht afër shtëpive që janë në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë.