Komuna e Prishtinës: Konkursi për mësimdhënës në përputhje me ligjin

Prishtina

Komuna e Prishtinës: Konkursi për mësimdhënës në përputhje me ligjin

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 15:57
ilustrim

Komuna e Prishtinës ka reaguar në lidhje me disa shqetësime rreth mos publikimit të emrave të shkllave në konkursin për mësimdhënës.

Në lidhje më këtë konkurs gjatë ditës ka reaguar Flamur Shala nga LDK-ja e Prishtinës.

 “Komuna e Prishtinës sqaron opinionin se konkursi i dalur më 25 korrik është në përputhje të plotë me të gjitha dispozitat ligjore, ligjin e punës dhe të gjitha udhëzimet administrative që përcaktojnë marrëdhëniet e punësimit në sektorin publik dhe me kriteret e arsimit. Prandaj shqetësimet e ngritura nuk qëndrojnë”, thuhet në komunikatën lëshuar nga komuna e Prishtinës.

 Siç thuhet në komunikatë, komuna e Prishtinës është e përkushtuar që të gjithë nxënësve në të gjitha shkollat t'u ofrojë edukim të barabartë cilësor.

 “Mësimdhënësit e pranuar do të lidhin kontratë pune me komunën e Prishtinës, e cila në cilësinë e punëdhënësit do t'i sistemojë ata aty ku e vlerëson se ekziston nevoja. Ngritja e nivelit të cilësisë së arsimit është prioritet i qeverisjes tonë dhe ne do ta zbatojmë me përgjegjësi”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat