Reagon Flamur Shala: Pa konstruktivitetin e shumicës së anëtarëve të Kuvendit, kjo mbledhje do të dështonte

Prishtina

Reagon Flamur Shala: Pa konstruktivitetin e shumicës së anëtarëve të Kuvendit, kjo mbledhje do të dështonte

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 17:24
Flamur Shala

Asambleisti i LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Flamur Shala, ka reaguar pas ngjarjeve të sotme në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

"Përkundër tendencave të grupit të VV në Kuvendin e Prishtinës, që në fillim të mbledhjes të ndryshojë rendi i ditës dhe të dështojë mbledhja e sotme e Kuvendit të Prishtinës, kjo nuk u arrit. Dështoi që, Buxheti i vitit 2017, pika më e rëndësishme, të shtyhet e të bëhet pikë e parëndësishme.

Mungesa e raportit 6 mujor të punës se kryetarit të Prishtinës na kishte penguar tash e dy muaj, që ta kemi një pasqyrë të qartë zhvillimi dhe realizimi të projekteve kapitale të vitit 2016, në mënyrë që ta zhvillonim debatin dhe në këtë mënyrë ta analizojmë dhe aprovojmë buxhetin e vitit 2017, sipas kërkesave dhe mundësive buxhetore.

Ndryshe, pa konstruktivitetin e shumicës së anëtarëve të Kuvendit, kjo mbledhje do të dështonte., do të dështonte edhe aprovimi I buxhetit 2017. Këtë nuk e lejoi shumica demokratike e Kuvendit të Prishtinës" ka shkruar më tej Shala në rrjetin social Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat