Asfalti me ‘tulla’

Prishtina

Asfalti me ‘tulla’

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 10:41
Foto nga vendi ngjarjes

Raportimet për vozitësit e papërgjegjshëm të mallrave të ndryshme, kryesisht atyre të ndërtimit, të cilët gjatë vozitjeve në rrugët e Prishtinës zbrazin ‘pa dashje’ materialet që transportojnë, është bërë gati i përditshëm në kryeqytet.

E keqja është se pastrimet e rrugëve ndodhin shumë me vonesë, dhe jo në pak raste kemi raportuar për rrezikshmërinë me pasoja që kanë shkaktuar ‘mbeturina’ të tilla në rrugë. 

Në lagjen Arbëria në Prishtinë, sot shihet se si kanë mbetur në rrugë disa blloqe ndërtimi (tulla) pasi duket se kanë rënë nga një mjet transportues me vozitës të papërgjegjshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat