Ujësjellësi Rajonal Prishtina përfaqësohet në Samitin e Ujit në Budapest

Prishtina

Ujësjellësi Rajonal Prishtina përfaqësohet në Samitin e Ujit në Budapest

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 13:49
Foto nga samiti ndërkombëtar i ujit

Nga data 28 deri me 30 nëntor 2016, në Budapest të Hungarisë nën patronatin e Presidentit dhe nën organizimin e Ministrisë se Punëve te Jashtme të Hungarisë, po mbahet samiti ndërkombëtar i ujit në të cilin po marrin pjesë shumë Presidentë, Kryeministra, Ministra, dhe udhëheqës e delegacione nga nivele te ndryshme te shteteve dhe organizatave e institucioneve ndërkombëtare, nga e gjithë bota.

Me ftese te Ministrisë se Punëve te Jashtme te Hungarisë dhe te Budapest Waterworks ne këtë samit Ujësjellësi Rajonal i Prishtinës po përfaqësohet nga drejtori i Bordit z Ilir REXHEPI dhe Kryeshefi Ekzekutiv Ilir Abdullahu.

Ne kuadër te pjesëmarrjes ne samitin e ujit ne Budapest, përfaqësuesit e Ujësjellësit Rajonal Prishtina se bashku me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor Ferat Shala dhe Ambasadoren e Republikës së Kosovës ne Hungari Luljeta Vuniqi zhvilluam takim bashkëpunimi me Kryeshefin Ekzekutiv te Budapest Waterworks Csaba Haranghy. Gjate këtij takimi u diskutuan modalitete te ndryshme te bashkëpunimit ndërmjet KUR Prishtina dhe Ujësjellësit të Budapestit me theks te veçante bashkëpunimi në sferën e trajtimit te ujerave te zeza, te zvogelimit te humbjeve te ujit, ngritjen e efiçences se brendshme menaxheriale, ngritjes se kapaciteteve profesionale dhe teknike te resurseve njerezore permes programit te veqante te bursave dhe shkëmbimit te kuadrove ndërmjet Ujësjellësit te Budapestit dhe atij te Prishtinës.

Ne suaza te bashkëpunimit me Budapest Ëaterëorks Ilir Rexhepi dhe Ilir Abdullahu vizituan edhe impjantin qenderor per trajtimin e ujerave te zeza ne Budapest (Budapest Central Wastewater Treatment Plant).

Përveç takimit me perfaqesuesit e Budapest Ëaterëorks, z Ilir Rexhepi dhe z Ilir Avdullahu gjate pjesmarrjes ne samit me qellim te thellimit te bashkepunimit te ndersjelle realizuan edhe nje varg takimesh me perfaqesuesit e shteteve dhe organizatave te tjera nderkombetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat