Ish drejtori uron punëtorët e Trafikut Urban, autobusët meritë e juaja

Prishtina

Ish drejtori uron punëtorët e Trafikut Urban, autobusët meritë e juaja

Nga: M.L Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 14:23
Autobusët e destinuar për transportin publik në Prishtinë

Ish Krye-shefi i Trafikut Urban Bekim Gashi, ka uruar menaxhmentin aktual dhe të gjithë punëtorët e kësaj Kompanie, për arritjen e autobusëve të rinj. Gashi, nëpërmjet një mesazhi, ka shkruar se punëtorët janë heronjtë e ndërmarrjes, të cilët kanë punuar në kushte të vështira, për t`iu shërbyer qytetarët.

“Urime punëtorëve të Trafikut Urban, më në fund do të përjetoni diçka nga realja, ju jeni heronjtë e kësaj Ndërmarrje ç'ka ju falënderoj se cilin veç e veç, sepse ju e ruajt gjenezën dhe strukturën e këtij shërbimi për qytetar, ju luftuat me paga dhe pa paga vetëm që ti shërbeni qytetarëve. Un në këto momente për veç tjerave ju uroj fëmijëve dhe familjeve të të gjithë punëtorëve të Trafikut Urban sepse qëndruan shumë gjatë duke pritur këtë ditë gëzimi dhe sigurie për të ardhurat financiare sado pak me krijuar një mirëqenie për ta. Urime Qytetarëve të Prishtinës dhe i gëzofshi këta autobus se ju meritoni që të ndiheni Evropian me qasje të reja dhe me dinjitet të ju shërbehet juve. Urojmë Menaxhmentin e Trafikut Urban që i ndejtën kujdestar kësaj pune dhe pa lodhshëm e finalizuat këtë projekt të kah motshëm i cili ishte ëndërr e çdo Menaxheri se një ditë do të nxeh dielli edhe për këtë Ndërmarrje. Edhe një herë gëzuar dhe ju priftë e mbara. Me respekt ish kolegu juaj. Bekim Gashi. ”, ka uruar Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat