Komuna e Prishtinës: Rrugët janë të kalueshme, mos dilni pa pajisje dimërore

Prishtina

Komuna e Prishtinës: Rrugët janë të kalueshme, mos dilni pa pajisje dimërore

Nga: Bota Sot Më: 5 janar 2017 Në ora: 14:13
Pamje nga rrugët e Prishtinës

?Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se megjithë reshjet e borës nga nata e mbrëmshme dhe sot, të gjitha rrugët si në qytet poashtu edhe pjesët rurale janë plotësisht të kalueshme.

Komuna e Prishtinës i ka gjithsejt 8 kompani të kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve, nga to 6 në pjesën urbane, kurse 2 në zonat rurale të territorit të Komunës.

"Lusim vozitësit që të kenë kujdes të shtuar dhe mos të dalin pa pajisje dimërore. Poashtu i inkurajojmë qytetarët që për çfarëdo problemi të kotaktojnë Qendrën e Thirrjeve falas në numrat: 0800 12233; 0800 12244 dhe 080012255", apelon Komuna e Prishtinës./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat