Në Sofali të Prishtinës më shumë se dhjetë orë pa rrymë

Prishtina

Në Sofali të Prishtinës më shumë se dhjetë orë pa rrymë

Nga: Gani Mehmetaj Më: 8 janar 2017 Në ora: 09:56
ilustrim

Që nga mbrëmë pas orës 12.00 në lagjen Sofalia të Prishtinës nuk ka rrymë. Temperatura ishte -24 grad, ndërsa përgjegjësitë e KEDS-it turk acari i zu të papërgatitur apo ishin të papërgjegjshëm si zakonisht.

Në mengjes pas orës 8.00 thirra në telefonin kujdestar, duke u përpjekur t' u tregoj se ngrimë, por personi që mu përgjegj nuk ma bëri mall ankesën time. "është djegur kablli, ndërsa depoja jonë nuk punon natën", me tha.

Pastaj të dielën depoisti e ka pushim" Nisa t'i ankohem, por ma mbylli telefonin me një "hajt ditën e mirë".

Në përgjigjen e tij kishte shpërfillje të papërgjegjshme që ia ka përcjell pronari anadollak, kishte arrogancë vendese që aq i bënë për popullatën që e vuajnë të ftohtit siberian. Kështu,  për KEDS-in turk qenka më e rëndësishme pushimi javor i punëtorit se sa mbi 3000 banorë të lagjës, shumica e të cilëve ngrohen më rrymë. 

Medet në duart e kujt kemi rënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat