Kryetari i Stambollit letër falënderimi Prishtinës

Prishtina

Kryetari i Stambollit letër falënderimi Prishtinës

Më: 8 janar 2017 Në ora: 21:36
Kryetari i Stambollit Kadir Topbas

Kryetari i Stambollit Kadir Topbas, i ka dërguar një letër falënderimi, kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.

Në këtë letër drejtuar homologut të tij në Prishtinë, Topbas shpreh mirënjohjen për ndjeshmërinë dhe ngushëllimet e përcjella të Ahmetit dhe qytetarëve të Prishtinës përmes rrjeteve sociale për viktimat e sulmit të fundit në Stamboll.

“Akte të tilla kundër jetrave të njerëzve të pafajshëm përbëjnë një problem të madh në të gjithë botën”, thuhet ndër te tjerash në letrën kryetarit të Stambollit.

Zgjidhja shton ai do të jetë e mundur vetëm atëherë kur të gjitha vendet e botës qëndrojmë të patundur kundër të keqes.

“I përsëris falënderimet e mua të përzemërta për ju dhe njerëzit miqësorë të Prishtinës për ngushëllimet dhe mbështetjen tuaj”, ka përfunduar letrën e tij falënderuese Topbas.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat