Komuna e Prishtinës kërkon që qytetarët të largojnë borën para objekteve të tyre

Prishtina

Komuna e Prishtinës kërkon që qytetarët të largojnë borën para objekteve të tyre

Më: 11 janar 2017 Në ora: 10:39
Bora në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga qytetarët që të largojnë borën para objekteve të tyre, qoftë afariste apo banesore, sepse ky është obligim qytetar.

“Tërheqim vërejtjen se në bazë të nenit 138 të Rregullores për Shërbime Publike 01 nr 352-1934, e aprovuar më 28 korrik 2010, përcaktohet që përgjegjësia për heqjen e borës në trotuareve para objekteve, qofshin afariste apo banesore, është e pronarëve, apo shfrytëzuesve të atyre objekteve. Qytetarët janë të obliguar që borën dhe akullin ta grumbullojnë përskaj trotuareve, ndërsa kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve janë të obliguar që borën dhe akullin e grumbulluar ta bartin jashtë qytetit, ku nuk dëmtohet prona” thuhet ne reagimin e Komunës se Prishtinës.

Ndër të tjera komuna ka bërë kërkesë për Policinë që t’i largojë automjetet nga trotuaret, në mënyrë që trotuaret të mund të pastrohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat