Nisma akuzon Vetëvendosjen për keqqeverisje në kryeqytet

Prishtina

Nisma akuzon Vetëvendosjen për keqqeverisje në kryeqytet

Më: 12 janar 2017 Në ora: 17:34
Ilustrim

Nisma për Kosovën, dega në Prishtinë me anë të një reagimi akuzon Lëvizjen Vetëvendosje për keqqeverisje në Prishtinë.

Nisma e Prishtinës në komunikatë përmend konkretisht një rast të konkursit për mësimdhënës në një shkollë të Prishtinës.

"Atëherë kur mendojmë se pushteti aktual është i kalbur dhe duhet sa më parë të largohet, na del në skenë keq qeverisja në Kryeqytet ku njëra nga forcat e opozite pikêrisht VV mban pushtetin lokal. Komuna dhe organet këtu të arsimit në një konkurs për mësimdhënës të ciklit fillor "harrojnë" të thërrasin në intervistë hiq më pak se sa të diplomuarën e fushës dhe kampionen e katër fishtë në sportin e ping pongut më konkretisht Vlona Malokun e cila konkuroj ne shkollën fillore Faik Konica. Ne duam ta shëmbëllejmë pushtetin për të këqijat e tij, por kjo nuk ecën mirë kur gabime të tilla na vinë nga forcat opozitare. VV,-ja me një po dëshmon se akoma ka nevojë të mos përngjasoj me PDK-LDK-nê. Kësaj radhe duam t'i kursejmë opozitarët si ne dhe pushtetarët e Prishtinës, meqë jemi fokusuar në një gjetje të tillë krejt defektoze nga çka urojmë të përmirësojnë papërgjegjshmërinë vullgare që treguan me kë të rast. Herë tjera do shihemi me më shumë vëmendje dhe kritikë. Uroj t'i kemi ndihmuar VV-sê tê përmirësoj ate që akoma mundet në lidhje me këtë rast", thuhet në reagim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat