Alarmante: Ndotja e ajrit në Prishtinë tejkalon të gjitha normat

Prishtina

Alarmante: Ndotja e ajrit në Prishtinë tejkalon të gjitha normat

Më: 12 janar 2017 Në ora: 20:37
Pamje nga video

Ndotja e ajrit në Prishtinë ka mbërritur në pikën më kulminante të alarmit me 'vërejtje' për shëndetin e njerëzve, që nga Indeksi i Kualitetit të Ajrit kategorizohet si 'E RREZIKSHME'.

Kur ndotja mbërrin në këtë pikë dhe shënjohet me 410+, preferohet që të shmangen daljet në natyrë, ngase të gjitha moshat rrezikohen nga efektet serioze që sjell ajri i ndotur me pasoja të rënda shëndetësore.

Pamjet e regjistruara nga kameramanët dhe fotografët e KosovaPress tregojnë për ajrin e ndotur që duket si mjegull mbi gjithë Prishtinën. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat