Kjo është cilësia e ajrit në Prishtinë

Prishtina

Kjo është cilësia e ajrit në Prishtinë

Më: 19 janar 2017 Në ora: 09:44
Prishtina

Bazuar në matjet e realizuara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejtur se gjatë ditëve të fundit nuk janë paraqitur tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.

Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjatë këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar me datë 18.01.2017 e cila ka arritur në vlerën 15.7µg/m3.

Ndërsa përqëndrime të ulta janë paraqitur me ndotësin PM2.5 i cili ka arritur vlerën maksimale të mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 13.2µg/m3.

Vlerësimi i përqendrimit të grimcave PM 2.5 në përputhshmëri me standardet e kualitetit të ajrit bëhet duke u bazuar në vlerën vjetore.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat