Ajri në Prishtinë vazhdon të jetë i ndotur

Prishtina

Ajri në Prishtinë vazhdon të jetë i ndotur

Më: 25 janar 2017 Në ora: 10:41
Ndotja e ajrit në Prishtinë, foto arkiv

Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit gjatë ditëve të fundit janë paraqite tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.

“Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjate këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar më datë 24.01.2017 e cila ka arritur në vlerën 60.8µg/m3,”.

“Ndërsa përqëndrime të larta janë paraqitur me ndotësin PM2.5 i cili ka arrite vlerën maksimale e mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 59.3µg/m3″.

Sipas Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ky përkeqesim i gjendjes ka ardhur si rezultat i ndryshimit të kushteve atmosferike, përkatësisht paraqitjes së kushteve të pafavorshme meteorologjike.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat