Arrijnë edhe 10 autobusë të rinj, ende nuk dihet kur do të dalin në rrugë

Prishtina

Arrijnë edhe 10 autobusë të rinj, ende nuk dihet kur do të dalin në rrugë

Më: 26 janar 2017 Në ora: 12:37
Autobusët e rinj të trafikut urban në Prishtinë

Kanë arritur në Prishtinë edhe dhjetë autobusë të rinj të Ndërmarrje Publike të Komunës së Prishtinës “Trafikut urban”. Autobusët janë sjellë sot në mëngjes nga kompania “Iveco”.

Para disa javëve në Prishtinë kanë arritur 15 autobusët e parë, kështu numri i tyre ka shkuar në 25. Por, me gjithë përurimin e tyre, ende nuk ka një datë të saktë se kur do të lëshohen në qarkullim për qytetarë. Është thëne se shumica e tyre do të operojnë në linjën nr 4.

“Autobusët kane mbërri sot. Presim që në qarkullim të lëshohen shumë shpejtë. Ne kemi pritur që sa vite, nuk është fundi i botës nëse presim edhe dy javë”, tha Halil Mustafa, kryshef ekzekutiv në “Trafiku urban”.

Ndërkaq, sipas kontratës së nënshkruar në mes Ndërmarrjes komunale “Trafiku urban” dhe kompanisë çeke “Iveco” në Prishtinë deri në Prill duhet të vijnë edhe 26 autobusë tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat