Për shkak të rrezikut, izolohet një shtëpi e vjetër në kryeqytet

Prishtina

Për shkak të rrezikut, izolohet një shtëpi e vjetër në kryeqytet

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 12:05
Shtëpia e vjetër e izoluar në kryeqytet

Komuna e Prishtinës dje ka bërë rrethimin dhe ?izolimin e hapësirës përreth një shtëpie të vjetër në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

“Kjo për faktin se shtëpia në fjalë është në gjendje të keqe dhe paraqet rrezik për publikun”, thuhet në një njoftim të komunës së Prishtinës.

 Kjo shtëpi është objekt i mbrojtur me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat