Ahmeti, kallëzim penal për ish- drejtorin e arsimit

Prishtina

Ahmeti, kallëzim penal për ish- drejtorin e arsimit

Nga: B.S Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 10:35
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur që kanë bërë kallëzim penal ndaj njërit prej ish drejtorëve të arsimit përderisa do të bëjnë edhe një kallëzim tjetër për një asembleist.

Sipas Ahmetit, ai kishte punësuar pa konkurs në 4 shkolla të Prishtinës 4 vajzat e vëllait të tij, ndërsa bashkëshorten thotë ta ketë emëruar drejtoreshë të një shkolle në kryeqytet.

“Para disa jave kemi dorëzuar kallëzimin penal për njërin prej ish drejtorëve të arsimit për mbi 100 punësime në arsim pa konkurs. Jemi duke përgatitur edhe kallëzimin për ish drejtorin tjetër tash asambleist. Vetëm si shembull 4 vajza të vëllait i ka punësuar pa konkurs në shkolla të Prishtinës, bashkëshortja drejtoreshë e mos të flasim për më larg. Mos të çuditemi për PISA. Pa u ballafaquar me këto fakte dhe pa i adresuar ato nuk ka përparim”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat