Shkarkohet kryeshefi ekzekutiv i “Trafikut Urban” në kryeqytet

Prishtina

Shkarkohet kryeshefi ekzekutiv i “Trafikut Urban” në kryeqytet

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 12:30
Ilustrim

ordi i Drejtorëve të NPK “Trafiku Urban” në Prishtinë ka njoftuar  për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje, Halil Mustafës, si dhe emërimin e Hafir Hamitin si ushtrues detyre I përkohshëm në këtë post.

“Njoftoheni se Bordi i Drejtorëve NPK “Trafiku Urban” SH A Prishtinë vlerëson se z. Halil Mustafa ka dështuar të ushtrojë funksionin e përcaktuar si kryeshef ekzekutiv i NPK “Trafiku Urban” SH A Prishtinë, duke mos krijuar kushte për punë për Bordin e Drejtorëve të NPK “Trafiku Urban” SH. A. Prishtinë dhe duke mos ushtruar ndikimin e tij si drejtues i ndërmarrjes”.

“Arsyet e shkarkimit do të i kuptoni nga Vendimi i shkarkimit z. Halil Mustafas nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të NPK “Trafiku Urban” SH. A.Prishtinë, i cili i bashkëngjitet këtij njoftimi. Gjithashtu mund të gjeni edhe Vendimin mbi emërimin e përkohshëm të kryeshefit ekzekutiv”, thuhet në një njoftim të bordit të drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat