Lirak Çelaj: Thirrjet e Shpend Ahmetit janë për luftë dhe gjakderdhje

Prishtina

Lirak Çelaj: Thirrjet e Shpend Ahmetit janë për luftë dhe gjakderdhje

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 13:41
Kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj

Kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Shpend Ahmetit për shkarkimin e drejtorit të trafikut urban në Prishtinë.

Çelaj thirrjet e Shpend Ahmetit për mbrojtjen e pronës i ka cilësuar si tejet të rrezikshme, që sipas tij mund të sjellin edhe luftë.

“Ai bënë kësi thirrje që janë shumë të rrezikshme, sepse merreni me mend nëse edhe ne i thërrasim militantët tonë, edhe ai të vet e dalim aty të bëhet luftë e gjakderdhje. Por ne nuk do ta bëjmë një gjë të tillë”, ka thënë Lirak Çelaj.

Në lidhje me vendimin për shkarkimin e drejtorit të trafikut, ai ka deklaruar se kryetari i Prishtinës është duke shkelur ligjin pasi po ndërhyn në punët e ndërmarrjes që është e pavarur.

“Edhe aksionari i tij ka qenë kur është zgjedhur ky bord i cili e ka marrë këtë vendim pas shumë përpjekjeve me bashkëpunu me institucione, pas  thirrjes së Shpendit për bojkot edhe është marrë ky vendim. Ai nuk ka argumentet, thjesht nuk i pëlqen vendimi”, u shpreh Çelaj.

Në fund kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, e ka ftuar Shpend Ahmetin që të ndjek rrugët ligjore me gjykata dhe polici “e të mos bëjë thirrje që mund të jenë të dëmshme për vendin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat