Shënohet 47-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës

Prishtina

Shënohet 47-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 07:55
ilustrim

Në sallën e rektoratit të Universitetit të Prishtinës, sot shënohet 47 vjetori i themelimit të këtij universiteti.

Universiteti i Prishtinës  shërben si një nga universitetet më të mëdha  në fushën e Kosovës.

Është anëtar i Shoqatës së Universiteteve Evropiane dhe  mban kontakte me universitetet dhe institucionet perëndimore evropiane dhe amerikane.

UP u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Krahinës Socialiste të Kosovës më 18 nëntor 1969. 

Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar. Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë , më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Ditë e Universitetit të Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat