Për Pavarësi, në qarkullim autobusët e rinj

Prishtina

Për Pavarësi, në qarkullim autobusët e rinj

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 07:59
Autobusët e rinjë

30 autobusë të rinj janë lëshuar në qarkullim nëpër rrugë të kryeqytetit.

22 autobusë do i përkasin linjës numër 4 ndërsa tetë të tjerë do qarkullojnë nëpër linjen 1 Prishtinë-Fushë Kosovë. Vetën ditën e sotme udhëtarët nuk do të paguajnë biletë, kjo për nder të 9 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ndërkaq ditëve tjera bileta do të kushtojë 40 cent.

Kontigjenti tjetër prej 21 autobusësh do arrijë në fund të muajit mars deri në fillim të prillit ku prej tyre 18 do i përkasin linjës numër 3 dhe 3 të tjerë linjës numër 2.

Orari i qarkullimit të autobusëve do jetë prej orës 06:00 deri në orën 22:00 me tendencë që të zgjatet deri në orën 24:00.

Autobusë nëpër stacione do ketë çdo 5 minuta eventualisht 10.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat