Komuna e Prishtinës: Po vërehen efektet e para të përmirësimit në transportin publik

Prishtina

Komuna e Prishtinës: Po vërehen efektet e para të përmirësimit në transportin publik

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 16:03
Trafiku në Prishtinë

Ndërmarrja Trafiku Urban, nga një ndërmarrje pranë falimentimit, me borxhe të thella jo vetëm ndaj punëtorëve, për tri vite qeverisje është rikthyer në ndërmarrje të suksesshme që iu shërben qytetarëve, thuhet në një komunikatë lëshuar nga komuna e Prishtinës.

Sipas kësaj komunikate në linjat 4 dhe 1 janë sistemuar 30 autobusët e rinj, dhe sapo të vinë edhe 21 të tjerë do të mbulohet edhe linja 3. Tashmë, kualiteti i shërbimeve është rritur, me ç'rast transporti publik po bëhet tërheqës për qytetarët. 

  “Duke iu falënderuar të gjithë qytetarëve për ndihmën që kanë dhënë dhe po japin për zhvillime të tilla pozitive në Prishtinë, iu bëjmë thirrje që të heqin dorë nga transporti ilegal, ashtu që ta fuqizojmë edhe më shumë, edhe më shpejt, ndërmarrjen tonë publike”.    

Siç shkruan në komunikatë  drejtoria  e Inspekcionit është  vazhdimisht në terren duke krijuar kushte për punë të mëtutjeshme të Trafikut Urban, dhe do të ndërmerr  masa ndaj çdo operatori ilegal që haset si dhe ndaj qytetarëve që shfrytëzojnë operatorët e tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat