Komuna e Prishtinës ka një paralajmërim shfrytëzuesit e hapësirave publike

Prishtina

Komuna e Prishtinës ka një paralajmërim shfrytëzuesit e hapësirave publike

Më: 20 mars 2017 Në ora: 09:43
Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për shfrytëzimin e hapësirës publike në të cilën kryhen shërbime publike, pas datës 31 mars do të verifikohen ato dhe nëse është e nevojshme sipas rregullores për tarifa, neni 2 paragrafi 6.9 do të shqiptohen me gjoba dhe t’ju konfiskohen mallrat nga hapësira publike.

“Secili nga shfrytëzuesit e hapësirës publike tashmë e di obligimin e vetë financiar ndaj Komunës, lidhur me hapësirën që shfrytëzon. Meqë jemi drejt përfundimit të sezonit dimërore, edhe obligimet për këtë sezonë duhet të përfundohen”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.  “Përveç kësaj, shfrytëzuesit që nuk i kryejnë obligimet për sezonin paraprak, nuk do të mund të pajisen me lejet për shfrytëzim të hapësirës publike gjatë sezonit verore”, theksohet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat