Shpend Ahmeti priti ish Presidentin Alfred Mojsiu

Prishtina

Shpend Ahmeti priti ish Presidentin Alfred Mojsiu

Më: 20 mars 2017 Në ora: 19:14
Shpend Ahmeti e Alfred Mojsiu

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti sot në takim ish Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Alfred Mojsiu.

Siç njofton Zyra e kryetait të Prishtinës, në takim të kryetari Ahmeti e informoi Presidentin Mojsiu për punët e bëra gjatë tërë mandatit në Komunën e Prishtinës, që përkundër sfidave e pengesave u përkthyen në të arritura e suksese.

Nga ana e tij Presidenti Mojsiu e përgëzoi Shpend Ahmetin për punën e bërë dhe uroi që zhvillimi i Prishtinës të vazhdojë edhe më tej, ashtu si i ka hije një kryeqyteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat