Lagja ‘Hamëz Jashari” e kryeqytetit pa rrymë

Prishtina

Lagja ‘Hamëz Jashari” e kryeqytetit pa rrymë

Më: 21 mars 2017 Në ora: 08:02
Ilustrim

Qysh në orët e hershme të mëngjesit të së martës, lagja ‘Hamëz Jashari’ në kryeqytet ka mbetur pa energji elektrike.

Banorët e kësaj lagje kanë bërë të ditur se as në këto momente nuk ka energji elektrike.

Të kontaktuar nga media në KEDS thonë se kjo është shkaktuar nga prishja e rrjetit elektrik, duke thënë se  do të dërgojnë menjëherë ekipet e KEDS-it për të sanuar prishjet.

Ndryshe, kjo kompani vazhdimisht njofton për reduktime të energjisë elektrike nëpër disa zona të Kosovës, për shkak të mirëmbajtjes së rrjetit. Megjithatë, në njoftimin e fundit të KEDS, nuk janë planifikuar ndërprerje të energjisë në lagjen ‘Hamëz Jashari’ të Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat